Më 27.06.2026 në orën 03:57 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën „Boris Kidriç“ në Tetovë, pranë një objekti hotelier, ndodhej një person e gjinisë femërore në gjendje të alivanosur (pa ndjenja). Personi është dërguar me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është vërtetuar se bëhet fjalë për G.SH. (41) nga rrethina e Shkupit, e cila ishte nën ndikimin e alkoolit.
Pasi i është dhënë ndihma mjekësore, ajo ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj punonjësve dhe pacientëve, pas së cilës është shoqëruar në Stacionin Policor të Tetovës, ku pas alkooltestimit i janë matur 1.52 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të ngrihet parashtresë përkatëse.










