Trendy

Katërçikleta bie në humnerë në rrugën drejt vendit “Tre ujrat”: Lëndohen dy persona

Para 5 orë

​Më 28.06.2026 në ora 17:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale nga fsh.Breznë drejt vendit të quajtur „Tre ujrat“, një katërçikletë me targa të Tetovës, e drejtuar nga E.S.(24) nga fsh.Sllatinë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Automjeti është nxjerrë nga humnera, ndërsa shoferi dhe pasagjerja A.A.(31) nga Tetova janë transportuar në Qendrën Klinike në Tetovë, ku u janë konstatuar lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Trending