Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Granit Xhaka, “mjeshtri” i pasimeve në Botëror

Granit Xhaka, “mjeshtri” i pasimeve në Botëror

Granit Xhaka ka bërë shumë pasime drejt sulmit gjatë ndeshjeve të fazës grupore. Paraqitjet impresive të kapitenit të Zvicrës janë mbështetur nga statistikat e publikuara nga instituti i futbollit “CIES”.

30.4 për qind të pasimeve të Granit Xhakës janë bërë në gjysmën e fushës së kundërshtarit.

“Këto janë shifra impresive”, ka shkruar “Kicker”.

Vetëm dy mesfushorë janë më të suksesshëm se Xhaka, nga gjithë lojtarët që luajtën në fazën grupore.

Norvegjezi Martin Odegaard kishte 35.7 për qind të pasimeve drejt sulmit, ndërsa i dyti ishte Aiden O’Neill i Australisë, me 34 për qind.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme