Një punëtor 65-vjeçar me inicialet S.K. humbi jetën të enjten pas një aksidenti të rëndë që ndodhi në një kantier ndërtimi në rrugën Luka Ćelovića Trebinjca, në komunën Savski Venac të Beogradit, raporton Telegraf.rs.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ndodhi kur punëtori, në rrethana ende të paqarta, ra përmes një hapjeje të ventilimit në objekt nga një lartësi prej rreth 15 metrash.
Ekipet e Ndihmës së Shpejtë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e tij.
Trupi i viktimës u dërgua më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Autoritetet kompetente u njoftuan menjëherë për incidentin, ndërsa ekipet e policisë kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të zbardhin t









