Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Protesta e 34 në Tiranë: qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe lirimin e të arrestuarve

Protesta e 34 në Tiranë: qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe lirimin e të arrestuarve

Qytetarët u mblodhën sërish në kuadër të protestës që po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë.

Gjatë lëvizjes së tyre, qytetarët kanë vijuar me thirrje si “Dorëheqje”, “Revolucion” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu lirimin e 19 personave të arrestuar një ditë më parë gjatë protestës para Parlamentit.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Po ashtu, kërkohet largimi i asaj që protestuesit e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën aktuale në vend.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme