Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti: Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim, është një projekt që po merr formë

Mexhiti: Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim, është një projekt që po merr formë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik me vlerë mbi 200 milionë euro, që do të forcojë lidhjen ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës.

“Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim. Është një projekt që po merr formë.

Nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një investim mbi 200 milionë euro që lidh më fort Shkupin me Prishtinën.

Për vite me radhë u fol. Ne zgjodhëm të veprojmë.

Sepse rezultatet nuk kanë nevojë për zhurmë. Ato flasin vetë”, ka shkruar Mexhiti.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme