Trendy

Arrestohet 22-vjeçari nga Reçica e Vogël, voziste motoçikletën pa patentë shoferi

Para 2 orë

Më 5 korrik 2026, rreth orës 13:50, në kryqëzimin e rrugëve “Kiro Ristovski Drnc” dhe “Shtipska” në Tetovë, zyrtarët policorë ndaluan një motoçikletë me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte N.F. (22) nga fshati Reçicë e Vogël.

Gjatë kontrollit u konstatua se 22-vjeçari e drejtonte motoçikletën pa patentë shoferi.

Ai u privua nga liria sipas nenit 297-a të Kodit Penal, ndërsa motoçikleta iu sekuestrua.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Trending