Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) ka dhënë detaje të reja mbi valën e fundit të sulmeve ndaj Iranit, duke deklaruar se operacioni synon ta mbajë Teheranin “përgjegjës” për atë që e cilësoi si agresion të pajustifikuar kundër anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile.
“Nëpërmjet këtyre sulmeve, Shtetet e Bashkuara po e mbajnë Iranin përgjegjës për agresionin e fundit të pajustifikuar ndaj transportit tregtar dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirshëm në një rrugë ujore jetike ndërkombëtare“, thuhet në deklaratën e publikuar nga CENTCOM në platformën X.
Ndërkohë, agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin portual Chabahar, pak pasi mediat iraniane njoftuan për shpërthime në zonë.
Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar mbi dëmet apo viktimat, ndërsa situata në jug të Iranit mbetet në zhvillim.










