Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të dhunës në familje të regjistruara në Gjakovë gjatë 7 dhe 8 korrikut.
Sipas raportit 24-orësh, rasti i parë ka ndodhur më 7 korrik rreth orës 06:30, ku është raportuar se një djalë i mitur ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se djali i mitur e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar më 8 korrik rreth orës 16:30. Sipas Policisë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Ai është intervistuar nga hetuesit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.










