Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Në podcastin e emisionit “Poçetna presmetka” dr.Arben Taravari e hapi edhe çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhen shqipe, duke theksuar se, bëhet fjalë për rrjedhë logjike të problemit, duke patur parasysh faktin se tashmë procesi i arsimimit të lartë, zhvillohet në këtë gjuhë.

Taravari tha se në vend tanimë funksionojnë më shumë universitete ne gjuhen shqipe, prandaj pikerisht per kete mendoj se eshte jologjike qe kjo pune te kufizohet vetem per provimin e jurisprudences.

Kreu i ASH-së me kete rast terhoqi paralele me profesione tjera, duke kujtuar se provimet per administratoret shteterorë, si dhe per provimet perfundimtare ne medicinë, stomatologji dhe farmaci, tanimë pa pengesë mund të jepen në shqip e maqedonisht, sipas dëshirës së kandidatit.

Duke folur per kritika ne media te disa eksperteve se juristët e ardhshem ne persoektivë do te duhet te punojne ne maqedonisht, edhe provimin po ta japin ne shqip, zoti Taravari potencoi se tregu i punes dhe ambicjet e vetë kandidatëve, ne menyre te natyrshme e imponojnë njohjen e të dy gjuhëve.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme