Zjarri është aktiv në Komunën e Koçanit, pranë fshatit Rajçani, pranë kishës “Trinia e Shenjtë”, ku po digjet bimësi e ulët.
Ndërkohë, janë shuar 11 zjarre. Ndërhyrjet u zhvilluan në Strumicë pranë fshatit Dobrejci, Kratovë pranë fshatit Zheleznicë, Novo Sellë pranë fshatit Bajkovë, Strugë pranë fshatit Delogozda, Veles pranë varrezave të kishës “Shën Spas”, Tetovë pranë fshatit Falishe, Zhelinë pranë fshatit Trebosh, Vrapçisht, Kumanovë pranë fshatit Novo Sellë, Haraçinë pranë fshatit Grushino dhe në Komunën e Ilindenit, në Ajvatovski Pat.
Këto zjarre dogjën bimësi të ulët, kashtë, deponi, mbeturina dhe breza pyjorë. Sipas QMK-së, të gjitha janë lokalizuar dhe shuar me sukses.










