Trendy

Tre motociklistë të ndaluar për një ditë – kanë vozitur pa patentë shoferi

Para 2 orë

Tre motociklistë janë privuar nga liria në aksione të veçanta policore në Prilep dhe Mavrovë, pasi janë kapur duke drejtuar motoçikleta pa patentë shoferi, ndërsa në një rast edhe me mjet të paregjistruar.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, më 26 korrik në orën 11:00 në bulevardin “Goce Dellçev” në Prilep është ndaluar B.S. (35) nga Prilepi. Gjatë kontrollit të trafikut është konstatuar se ai drejtonte një motoçikletë me targa prilepase pa patentë shoferi.

Po atë mbrëmje, përkatësisht më 27 korrik në orën 00:05, në rrugën “Kuzman Josifoski” në Prilep është privuar nga liria edhe M.B. (39) nga Prilepi, i cili drejtonte një motoçikletë me targa shkupjane, gjithashtu pa patentë shoferi.

Në rastin e tretë, më 26 korrik në orën 13:10 në Mavrovi Anovi, policët kanë ndaluar E.S. (18) nga Gostivari. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai drejtonte një motoçikletë të paregjistruar pa patentë shoferi. Motoçikleta i është konfiskuar.

Pas dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve, ndaj të treve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Trending