Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (AMSM) njofton se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të fundit, frekuencë e shtuar e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë, ku pritja për kalimin e kufirit është rreth 15 minuta.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, për momentin nuk ka pritje më të gjata, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi./INA/










