Platforma X e Elon Musk po hyn zyrtarisht në sektorin bankar me lançimin e X Money, një shërbim të ri financiar që synon ta kthejë rrjetin social në një aplikacion ku përdoruesit mund të kryejnë të gjitha shërbimet financiare.
Fillimisht i testuar nga një grup i kufizuar abonentësh, shërbimi tashmë po zgjerohet për më shumë përdorues në Shtetet e Bashkuara. Përmes X Money, ata mund të mbajnë depozita, të dërgojnë dhe marrin para, të paguajnë fatura, të kryejnë transferta bankare.
Depozitat ruhen në Cross River Bank dhe janë të siguruara deri në 250 mijë dollarë nga autoritetet federale amerikane. Për të tërhequr klientë, platforma ofron interes vjetor deri në 6% për depozitat, një normë më e lartë se ajo që ofrojnë shumica e bankave në SHBA.










