Trendy

Kriza në Ngushticën e Hormuzit rikthen alarmet, sulmet ndaj cisternave shtyjnë çmimin e naftës në rritje

Para 5 ditë

Përshkallëzimi i tensioneve në Ngushticën e Hormuzit po rikthen pasigurinë në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke ushtruar presion të ri mbi çmimin e naftës dhe tregun evropian të karburanteve. Pas një periudhe të shkurtër qetësimi të krijuar nga armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, situata në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë është tensionuar sërish.

Në ditët e fundit janë raportuar sulme të përsëritura ndaj cisternave të naftës, duke rritur frikën për ndërprerje të furnizimit dhe përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka goditur dhjetëra objektiva ushtarake në Iran, mes tyre qendra komande, baza raketash dhe dronësh, sisteme të mbikëqyrjes bregdetare, pozicione të mbrojtjes dhe kapacitete detare të Gardës Revolucionare.

Trending