Trendy

Digjet vetura në një vend parkimi në Tetovë

Para 1 orë

Më 09.08.2026 në orën 15:55 në SPB Tetovë është raportuar se në një hapësirë parkingu në rrugën “120” në Tetovë ka shpërthyer zjarr në një automjet udhëtarësh “BMW” me targa të Tetovës, pronë e L.D. (62) nga fshati Pallçisht i Poshtëm. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është fikur nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer ekipi hetimor nga SPB Tetovë.

Trending