Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Grubi porosi Mexhitit: Boll e pate, sa fshin postime, pastro Çairin që e ke bë pis!

Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale i ka replikuar kreut të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, cili ka pasur disa mandate si kryetar komune në Çair.

Grubi ka kërkuar nga Mexhiti të pastrojë Çairin nga mbeturinat markica për ndërtesa në çdo park të Çairit, po edhe për 30 ndërtesat masive ilegale.

Në postimin e tij, Grubi i ka përmendur Mexhitit edhe bastoret dhe kazinotë raporton indeks.mk

Në fund Grubi i ka thënë Mexhitit, “Boll e pate”, mos mashtro siç na ke mashtru 23 vjet me rradhë!

Lexo edheMexhiti: Para 20 vjetësh solla bustin e Skënderbeut në Shkup përmes Qafë Thanës, sot po lehtësojmë kalimin e kufirit

Reagimi i plotë:

Sa fshin postime raciste dhe implikon Kosovën qyqarisht, më mirë çu fshije Çairin se nuk ka 1 centimetër katror teritor pa bërllog e fshij qato markica për ndërtesa në çdo park të Çairit, e fshij ato mbi 30 ndërtesa tua masive ilegale që po na ngulfasin, e fshij ato bastoret e kazinot tua në Çair bashkë më ortakun tënd, e mos mashtro siç na ke mashtru 23 vjet me rradhë! Boll e pate! – ka shkruar Grubi. /indeks.mk

Më shumë për këtë

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”Maqedoni · 4 ditë më parëVLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor MacuraMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme