Mbrëmë në Tetovë u promovua libri “Unë, Mario”, me autor Muhamet Ajetin, një vepër që sjell para lexuesve një rrëfim të veçantë dhe prekës, duke hapur hapësirë për reflektim mbi jetën, përvojat njerëzore dhe botën e brendshme të personazhit, përcjell tetova1
Promovimi mblodhi dashamirës të librit, letërsisë dhe kulturës, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me veprën dhe krijimtarinë e autorit.
“Unë, Mario” i shtohet kështu jetës kulturore e letrare të Tetovës, duke sjellë një tjetër zë në hapësirën e letërsisë shqipe./tetova1.mk













