Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Diaspora në këmbë, shqiptarët në Ulm të Gjermanisë kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Diaspora në këmbë, shqiptarët në Ulm të Gjermanisë kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Sonte në Ulm të Gjermanisë, shumë shqiptarë kanë dalë për të protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto protesta në diasporë nga bashkatdhetarët kanë për qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Shqiptarët në Gjermani dhe Kosovë po kërkojnë drejtësi dhe janë kundër dwnimit me 81 vjet burgim për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

Ndryshe, sonte edhe nëPrishtinë, prej orës 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 11-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.

Më 16 shator, Gjykata Speciale i dënooi në shkallën e parë Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme