Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Çmimet e benzinës dhe naftës mbeten të njëjta, shtrenjtohet vetëm mazuti

Çmimet e benzinës dhe naftës mbeten të njëjta, shtrenjtohet vetëm mazuti

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar çmimet e reja maksimale të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi më 14 tetor, në orën 00:01.

Pavarësisht rritjes mesatare prej 0,87 për qind të çmimeve të derivateve të naftës, çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbeten të pandryshuara.

 

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet maksimale do të jenë:

 

EUROSUPER BS-95: 98,50 denarë për litër

 

EUROSUPER BS-98: 100,50 denarë për litër

 

EURODIESEL BS: 97 denarë për litër

 

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri: 108,50 denarë për litër

 

Ndryshim ka te mazuti M-1 NS, çmimi i të cilit rritet për 2,145 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 51,742 denarë.

 

Nga KRRE-ja bëjnë të ditur se çmimet referente në tregjet botërore kanë shënuar rënie për benzinën, naftën dhe vajin ekstra të lehtë, ndërsa te mazuti është regjistruar rritje. Në përllogaritjen e çmimeve ka ndikuar edhe rritja e kursit të denarit kundrejt dollarit amerikan për 1,2931 për qind.

 

Gjatë përcaktimit të çmimeve janë marrë parasysh masat qeveritare për TVSH të ulur në 10 për qind për EURODIESEL-in, si dhe ulja e akcizës për katër denarë për litër për benzinat EUROSUPER BS-95 dhe BS-98, si dhe për naftën.

 

Nga Komisioni sqarojnë se bëhet fjalë për çmime maksimale, që do të thotë se tregtarët mund t’i shesin derivatet edhe me çmime më të ulëta.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme