Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë në bark nga arma e zjarrit, dyshohet se u plagos nga një i mitur

15-vjeçari nga Bogovina shtrohet në spital me plagë në bark nga arma e zjarrit, dyshohet se u plagos nga një i mitur

Një 15-vjeçar nga fshati Bogovinë i Tetovës është pranuar në Qendrën Klinike në Tetovë me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e barkut. Rasti është raportuar dje në SPB Tetovë.

Më vonë, në polici janë paraqitur një baba dhe djali i tij 16-vjeçar, të cilët kanë dorëzuar një pistoletë me karikator të zbrazët.

Sipas deklaratës së babait, plumbi është shkrepur pa dashje nga pistoleta që e mbante djali i tij i mitur.

Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, në prani të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Tetovës dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.

I mituri është ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë kallëzimi përkatës.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme