Zgjedhjet parlamentare në Serbi: Koalicioni Shqiptar me numrin 17 siguron dy deputetë, sfidë mandati i tretë
Mësohet se nga zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi, “Koalicioni Shqiptar” i renditur me numrin 17 deri tani nga numërimi ka siguruar jozyrtarisht dy deputetë shqiptarë, ndërsa arritja e mandatit të tretë do të varet nga pjesëmarrja e madhe e votuesve në nivel të Serbisë, meson agjencia e lajmeve INA.
Deri në këto momente, numri i votuesve shqiptarë që kanë dalë në zgjedhje ka kaluar shifrën e 25 mijë qytetarëve.
Ndërkohë, trupa e përgjithshme e regjistruar si trup votues në tri komunat e Lugunës llogaritet në gjithsej 95,252 votues të shpërndarë në 120 vendvotime, konkretisht në Bujanoc me 44,665 votues, në Preshevë me 44,602 votues dhe në Medvegjë me 5,985 votues.
Megjithatë, jehona e votuesve në nivel të Serbisë ka kapur shifrat prej gati 68 përqind, një pjesëmarrje rekord në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Dalja rekorde është për shkak të pjesëmarrjes në zgjedhje të Listës së Studentëve.(INA)
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












