Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rrahje para një vendvotimi në Serbi, përdoren shkopinj dhe flakadanë, ka të lënduar

Rrahje para një vendvotimi në Serbi, përdoren shkopinj dhe flakadanë, ka të lënduar

Para shkollës bujqësore në Pançevë të Serbisë, ku ndodhet një vendvotim, ka ndodhur një përleshje gjatë së cilës janë përdorur flakadanë dhe shkopinj.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet një grup të rinjsh, disa prej të cilëve me kapuçë, kapele dhe maska në fytyrë, duke sulmuar një grup tjetër të rinjsh.

Në videon e publikuar nga mediumi lokal PANpress shihet se njëri nga të sulmuarit është i lënduar dhe ka gjak në fytyrë.

Pamjet i ka publikuar edhe Marinika Tepiq, e cila ka deklaruar se “djemtë dolën nga votimi dhe u sulmuan nga një turmë me shkopinj dhe flakadanë”.

Nga ana tjetër, portali Mašina.rs raportoi se një grup burrash të maskuar sulmoi kontrolluesit e Listës Studentore në Pançevë, duke përdorur mjete piroteknike.

Reklamë

Sipas këtij portali, disa persona kanë marrë goditje në pjesën e kokës, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme