Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka përshëndetur atë që e cilëson si fitore historike të qytetarëve të Serbisë, duke paralajmëruar se pas zhvillimeve politike në Hungari dhe Serbi, radha mund t’i vijë dikujt tjetër në Ballkan. “Urime qytetarëve të Serbisë për fitoren e madhe historike!Ashtu siç paralajmëruam, pason çlirimi nga strukturat kriminale të pushtetit. Ra Orban. Ra Vuçiqi. Të gjithë e dimë kush është i radhës”, ka shkruar Filipçe, njofton Tema.mk.
Ai ka shprehur pritjen që Serbia dhe Maqedonia e Veriut të ndërtojnë marrëdhëniet më të mira të mundshme, të bazuara në respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin.Në mesazhin e tij, lideri i LSDM-së u është drejtuar edhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar se i pret një betejë e vështirë politike.“Qytetarëve të Maqedonisë u them se na pret një luftë aspak e lehtë, sepse po luftojmë kundër pjesës së mbetur të kësaj grupi kriminal ballkanik”, ka shkruar Filipçe./Tema.mk/
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












