Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami ka mirëpritur sot në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Gjatë kësaj vizite, Kasami së bashku me kolegët nga udhëheqësia e koalicionit VLEN dhe kryeparlamentaren Haxhiu zhvilluan një shëtitje në Çarshinë e Shkupit, ku u takuan dhe bashkëbiseduan nga afër me qytetarë dhe zejtarë lokalë.
Në kuadër të këtij takimi miqësor u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, e veçanërisht për ecurinë e projekteve të përbashkëta infrastrukturore.
“Në një bashkëbisedim miqësor, biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy republikave tona, projektet e përbashkëta infrastrukturore që po i shtyjmë si asnjëherë më parë dhe planet për thellimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi. Bashkë me Kosovën, bëjmë më të mirën për qytetarët tanë!”, ka deklaruar Kasami.
Lexo edheGashi priti Haxhiun, në fokus bashkëpunimi parlamentar dhe integrimi evropianKjo vizitë rikonfirmon përkushtimin e të dyja palëve për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












