Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjet në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, mëson jozyrtarisht televizioni Sitel.
Dje, në këtë lagje u gjet trupi i pajetë i një gruaje 76-vjeçare, me shenja të dukshme dhune. Trupin e saj e zbuloi vajza, e cila menjëherë njoftoi policinë.
Sipas fqinjëve, gruaja jetonte e vetme prej tre vitesh, ndërsa herën e fundit ishte parë dy ditë më parë. Ata kanë deklaruar se gjatë natës nuk kishin dëgjuar apo vërejtur asgjë të pazakontë.
Kjo është vrasja e dytë në Gjorçe Petrov brenda pesë ditësh. Javën e kaluar, MPB-ja njoftoi se në shtëpinë e tij ishte gjetur i pajetë një burrë 62-vjeçar, gjithashtu me shenja dhune.
Deri më tani, motivet e mundshme të vrasjeve nuk janë bërë të ditura. Nga MPB-ja priten informacione zyrtare dhe detaje të tjera gjatë ditës së nesërme.
Më shumë për këtë
Raportohet për një vr’asje në Gjorgje Petrov të Shkupit!Maqedoni · 1 ditë më parë
Përleshje e përgjakshme në Shkup: Dy turq arrestohen për tentim-vrasjeMaqedoni · 1 javë më parë
Arrestohet në Spanjë kosovari i dyshuar për grabitjen e shtëpive të futbollistëve të BarcelonësSport · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.














