Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Venera Azizi: Formohet Komiteti nacional për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve- gazetaria e lirë, prioritet i qeverisë

Venera Azizi: Formohet Komiteti nacional për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve- gazetaria e lirë, prioritet i qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për formimin e Komitetit nacional për mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve, me synim krijimin e një mjedisi më të sigurt për ushtrimin e gazetarisë së lirë dhe të pavarur.

 

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi e cila theksoi rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe presionet gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

 

Lexo edheVenera Azizi: Ushtarët profesionistë, punësim në ushtri edhe pas moshës 45 vjeçare

Komiteti nacional do të fokusohet në forcimin e mekanizmave për sigurinë e gazetarëve, përmirësimin e hetimit të rasteve të sulmeve dhe luftimin e mosndëshkimit.

 

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe mbrojtjes nga dhuna digjitale dhe paditë abuzive SLAPP, të cilat përdoren për të frikësuar dhe penguar gazetarët në punën e tyre.

 

Në kuadër të këtij procesi, Komiteti do të përgatisë edhe Planin nacional të veprimit për periudhën 2027–2029, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.

 

“Gazetarët duhet të kenë lirinë të bëjnë pyetje, të hulumtojnë dhe të kritikojnë pa frikë dhe pa presion. Sepse mbrojtja e gazetarëve është mbrojtje e së vërtetës, transparencës dhe demokracisë”, ka thënë zëdhënësja Azizi.

Më shumë për këtë

VLEN: Nacionalizmi serbomadh nuk ka vend në Maqedoninë e VeriutMaqedoni · 2 ditë më parëGazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në SerbiMaqedoni · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme