Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se deputetët e VLEN-it kanë propozuar një projektligj që synon zgjidhjen e statusit të mijëra të punësuarve në administratën publike me kontrata të përkohshme.
Mexhiti thekson se qëllimi i propozimit është që të punësuarit që i plotësojnë kushtet ligjore të pajisen me vendime për marrëdhënie pune me afat të pacaktuar, duke u siguruar më shumë stabilitet në punë dhe mbrojtje nga presionet politike.
“Vendi i punës nuk është privilegj partiak dhe paga nuk është shpërblim për bindje politike. Askush nuk duhet të jetojë me frikën se puna dhe të ardhurat e familjes së tij varen nga vullneti i një partie”, ka shkruar Mexhiti.
Ai ka theksuar se nëpunësit e administratës nuk duhet të trajtohen si vota në shërbim të partive politike, ndërsa kontratat e punës nuk duhet të përdoren si instrument presioni.
Lexo edheQoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratësMexhiti ka rikujtuar edhe angazhimin për zgjidhjen e statusit të të punësuarve në shëndetësi, duke u zotuar se VLEN-i do të angazhohet për miratimin dhe zbatimin e projektligjit të propozuar.
“Politika e VLEN-it zgjidh probleme. Për punë të sigurt, nëpunës me dinjitet dhe qytetarë të lirë nga presioni partiak”, ka përfunduar Mexhiti.
Më shumë për këtë
VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrataMaqedoni · 23 orë më parë
Fund kontratave në institucionet shtetërore, mijëra të angazhuar do të kenë mundësi për punësim të përhershëmMaqedoni · 1 ditë më parë
Albi Qamili nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese nga thirrja publike e Komunës së TetovësMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












