Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Avni Ameti nderohet me titullin Ambasador i Paqes dhe të Drejtave të Njeriut nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network

Avni Ameti nderohet me titullin Ambasador i Paqes dhe të Drejtave të Njeriut nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network

Komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (NJTKZ) në Tetovë, Avni Ameti, është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes dhe i të Drejtave të Njeriut” nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network, me seli në Angli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ameti përmes një postimi, ku ka shprehur krenarinë për këtë vlerësim, si dhe mirënjohjen për personat që e kanë rekomanduar dhe mbështetur.

Në veçanti, Ameti ka falënderuar Tahir Shabanin, të cilin e ka cilësuar si mik të çështjes shqiptare, Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore, si dhe President të Institutit në Europë, për rekomandimin dhe përkrahjen e tij.

Postimi i plotë:

“Krenar që u nderova me titullin Ambasador i Paqes dhe i Drejtave të Njeriut nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network, me seli në Angli.

Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të veçantë për rekomandimin dhe përkrahjen e mikut të çështjes shqiptare, Tahir Shabani, Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore, si dhe President i Institutit në Europë”, ka shkruar Ameti.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme