Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kandidati i AKI-së në Bërvenicë, Arkin Jahiji, u ka bërë thirrje bashkëvendësve që më 1 nëntor të dalin në votime dhe të mbështesin ndryshimin në këtë komunë.

Jahiji thekson se gara mes AKI-së dhe VLEN-it ka përfunduar më 18 tetor dhe se tash është koha për bashkim rreth një misioni të përbashkët.

Ai nënvizon se dallimet partiake nuk duhet të jenë pengesë për bashkëpunimin, duke kujtuar se bashkimi ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për Bërvenicën.

„Më 1 nëntor, dilni të gjithë, thirrni të gjithë dhe mos të mbesë askush prapa. Të votojmë për ndryshim, të votojmë për dinjitet”, ka apeluar Jahiji.

Lexo edheHaqim Ramadani përqafon Arkin Jahijin: Urime vëlla, bashkë për Bërvenicën!

Mesazhin e tij, kandidati i AKI-së e përmbyll me sloganin: „Bashkë për Bërvenicën, sepse bashkë jemi më të fortë!”

Më shumë për këtë

Sipas trendit të votave në Bërvenicë, Arkin Jahiji del në raundin e dytë me kandidatin e VMRO-së?!Maqedoni · 1 javë më parëTaravari uron Arkin Jahijin në Bërvenicë, u bën thirrje partive shqiptare për bashkimMaqedoni · 1 javë më parëArkin Jahiji falënderon Jakup Huseinin: Ishte një garë korrekte, demokratike dhe evropianeMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme