Një aksion i madh policor po zhvillohet mëngjesin e sotëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, ku pjesëtarë të Departamentit për Krim të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione. Në shënjestër të organeve hetimore janë persona përgjegjës të spitalit privat „Sante“, si dhe funksionarë aktualë e ish-funksionarë dhe punonjës të Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH).
Sipas informacioneve jozyrtare, në mesin e personave të përfshirë në hetim është edhe ish-drejtori i FSSH-së, Den Donçev, i cili përmendet si personi i parë i kallëzuar në këtë rast.
Në informacionet jozyrtare përmenden edhe Ridvan A., ish-kryetar i Bordit Drejtues të FSSH-së, Vesna Q., ish-menaxhere e spitalit „Sante“, si dhe Salih B., ish-pronar dhe person i autorizuar i spitalit.
Në mesin e personave që përmenden si të përfshirë në hetim janë edhe Selma A., menaxherja aktuale e spitalit, dhe Geriana A., ish-drejtoreshë e institucionit shëndetësor.
Hetimi, sipas informacioneve jozyrtare, përfshin edhe persona që kanë ushtruar funksione drejtuese në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Në mesin e tyre janë Cveten S., ish-shef i Sektorit për Kontroll në FSSH, Zhaklina S., ish-drejtoreshë e njësisë rajonale të FSSH-së në Shkup, si dhe Irena P., shefe aktuale e njësisë rajonale në Shkup.
Sipas të dhënave fillestare, po hetohen dyshime për disa vepra penale, mes të cilave keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar, punë e pakujdesshme në shërbim, mashtrim dhe pastrim parash.
Lexo edheShkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 personaPërmasat e rastit janë të konsiderueshme. Sipas informacioneve jozyrtare, dëmi i shkaktuar buxhetit tejkalon 1.5 milionë euro, ndërsa përfitimi i paligjshëm pasuror i spitalit privat vlerësohet në rreth katër milionë euro.
Gjithashtu, ekzistojnë informacione se nga ky rast janë dëmtuar edhe një numër i madh pacientësh që janë trajtuar në këtë institucion shëndetësor.
Aksioni policor është në vazhdim, ndërsa pritet që gjatë ditës Ministria e Punëve të Brendshme dhe prokuroria kompetente të publikojnë më shumë detaje për hetimin, arrestimet e mundshme dhe veprat penale për të cilat ekzistojnë dyshime.
Deri më tani, informacionet për personat e përfshirë në hetim, si dhe për vlerën e dëmit financiar, janë jozyrtare dhe nuk përbëjnë konfirmim të përgjegjësisë së tyre penale.
Priten detaje të reja gjatë ditës. Roli i personave të dyshuar dhe përgjegjësia e tyre eventuale penale duhet të vërtetohen përmes procedurave përkatëse ligjore.
Më shumë për këtë
Aksion policor në disa qytete të Maqedonisë së Veriut: Nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit të ShëndetësisëMaqedoni · 1 orë më parë
Aksion policor në një lokal në Tetovë, pronarit i gjenden 15 paketime me lëndë të bardhë pluhurMaqedoni · 6 ditë më parë
Dalin detaje të reja për identitetin e dy femrave në Kumanovë, por jo edhe emrat e tyreMaqedoni · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












