Është publikuar një tjetër bisedë të Arlinda Zekajt me motrën e saj, në të cilën 49-vjeçarja shpreh frikën për sigurinë e saj, shqetësimin për djalin dhe paralajmëron se do ta thërriste sërish Policinë nëse situata përkeqësohej.
Në bisedën e publikuar nga “MAT”, Arlinda tregon se nuk po arrinte të hynte në shtëpi dhe se nuk e dinte se ku ndodhej djali i saj. Ajo shpreh shqetësimin për situatën dhe thotë se do të kërkonte sërish ndihmën e Policisë nëse personi që përmend në bisedë do t’i afrohej.
“Motër, nëse më gjen diçka, se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja”, dëgjohet duke i thënë ajo motrës.
Gjatë bisedës, Arlinda shpreh shqetësimin edhe për djalin e saj, për të cilin thotë se nuk e dinte ku ndodhej dhe se dëshironte ta kishte pranë vetes. Ajo tregon gjithashtu se nuk po e lejonin të hynte në shtëpi dhe paralajmëron se do të kërkonte përgjegjësi nëse i ndodhte diçka.
Lexo edhePublikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalinBiseda:
Jo nuk rrinë policia, po veç le të provojnë le të më prekin edhe tani veç dijeni ju familja jem, edhe e dini ku mu drejtu, nëse më gjen diçka se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja. Unë hi e msheli derën, si të më afrohet Jetoni dy metra unë e thirri prapë policinë, kanë me ardh orë e çast këta sonte.
More duhet me ma dhanë edhe djalin. Djali nuk e di as ku është. Motër këtë qëllim e kanë këta, nuk dua edhe djali, djali ka me nejt ngat meje motër. Nuk e kanë pru, nuk e di. Tash hy e kqyri që jo do ta thirri apet 192.
Motër nuk më lajnë me hi mo në shtëpi, a nuk po e din çfarë shteti osht ky. Nuk ma dhanë, veç çelsin ma dhanë deri qitu me të pru. Qitu unë ko me i thirrë çdo sekond. Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi.
Më shumë për këtë
“Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritejLajme · 4 ditë më parë
“Nuk jam i obligum me u marrë me ty” – Çfarë i tha polici Arlinda Zekajt pak ditë para vrasjes?Lajme · 22 orë më parë
Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan – dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekajt, në PejëLajme · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












