Katari mohoi sot akuzat se ka ndërhyrë në zgjedhjet në Izrael ose ka financuar aktivitete që synonin të ndikonin në rezultatin e tyre.
“Ne i mohojmë kategorikisht akuzat se Katari ka ndërhyrë në zgjedhjet izraelite ose ka financuar aktivitete që synojnë të ndikojnë në rezultatin e tyre”, tha në një deklaratë Majed al-Ansari, këshilltar i kryeministrit dhe zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Al-Ansari akuzoi disa politikanë dhe figura mediatike izraelite se po e përdorin Katarin për dështimet e tyre politike, duke i cilësuar akuzat si “qesharake dhe të rrezikshme”.
Mohimi vjen pas akuzave të politikanëve izraelitë që e lidhin Katarin me ndërhyrje të dyshuar të huaja në zgjedhje, pasi kryetari i Komitetit Zgjedhor, Noam Sohlberg, i kërkoi agjencisë së sigurisë Shin Bet të hetojë dyshimet për “ndërhyrje armiqësore të huaj” në favor të partive arabe.
Lexo edheTurqia mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite: Akuzat janë fushatë e qëllimshme dezinformimiAl-Ansari tha se çdo qeveri që do të dalë nga zgjedhjet duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së, ta trajtojë çështjen palestineze dhe ta respektojë të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe për një shtet të pavarur brenda kufijve të vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet.
Ai shtoi se këto akuza nuk do ta pengojnë Katarin t’i vazhdojë përpjekjet e tij ndërmjetësuese, diplomatike dhe humanitare si dhe mbështetjen për popullin palestinez dhe stabilitetin rajonal.
Pas numërimit të të gjitha votave të rregullta, blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka siguruar 53 vende, krahasuar me 48 vende për bllokun opozitar të udhëhequr nga Eisenkot ndërsa partitë arabe kanë fituar 19 vende.
Asnjë prej dy blloqeve kryesore nuk ka arritur 61 vendet e nevojshme për ta siguruar shumicën në Parlamentin prej 120 anëtarësh, duke bërë që deputetët arabë të mund të luajnë rol vendimtar në përpjekjet për formimin e qeverisë.
Më shumë për këtë
Trump shqyrton mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në IzraelLajme · 1 ditë më parë
Zgjedhjet në Izrael: Asnjë bllok pa shumicë, numërimi vazhdonMaqedoni · 2 ditë më parë
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu rrezikon të humbasë pushtetin pas vitesh në krye të venditLajme · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











