Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

E trishtë: Vdes vëllai i aktorit Agan Asllani, u aksidentua me motoçikletë

E trishtë: Vdes vëllai i aktorit Agan Asllani, u aksidentua me motoçikletë

Ka ndërruar jetë Berat Asllani nga Mitrovica, i cili disa ditë më parë ishte përfshirë në një aksident me motoçikletë në këtë qytet.

 

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vëllai i tij, aktori i njohur Agan Asllani, përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

 

Lexo edheAksident në Shkup: Përplasen vetura dhe motoçikleta, lëndohet motoçiklisti

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

 

Familja ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojë me kohë.

 

Vdekja e Beratit ka lënë në pikëllim familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme