Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Adnan Azizi: Flamurin shqiptar nuk ka kush e prek, shpifjet e UDB-së nuk na lëkundin

Adnan Azizi: Flamurin shqiptar nuk ka kush e prek, shpifjet e UDB-së nuk na lëkundin
Adnan Azizi

Deputeti dhe eksponenti i lartë i VLEN-it, Adnan Azizi ka reaguar pas publikimit të disa SMS-ve në të cilat pretendohet se ai u ka kërkuar aktivistëve të mos vendosin flamujt shqiptarë në hapësirat publike.

 

Azizi i ka cilësuar këto mesazhe si shpifje të porositura nga opozita, duke mohuar çdo përpjekje për të penguar vendosjen e flamurit kombëtar.

 

Lexo edheAdnan Azizi – Ali Ahmetit: Me 8 ministra shqiptarë nuk e bëre jurisprudencën në shqip për 22 vjet!

“Shpifjet e UDB-së nuk e ulin flamurin shqiptar – vetëm zbulojnë frikën dhe dëshpërimin e opozitës! Këto shpifje të ulëta flasin qartë për gjendjen aktuale të opozitës: të zhytur në llum, pa ide, pa vizion, pa projekt. Vetëm shpifje, gënjeshtra dhe montazhe. Flamuri kombëtar do të valojë si gjithmonë dhe nuk ka kush e prek”, ka thënë Azizi.

 

Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët që ta ngritin lart flamurin shqiptar, duke theksuar se ai do të vendoset edhe në institucionet shtetërore dhe lokale, aty ku parashihet me ligj.

 

“Ju ftoj ta ngritni shqipen lart, me krenari, ashtu siç do të ngritët në të gjitha institucionet shtetërore dhe lokale ku e parashikon ligji”, ka theksuar Azizi.

Më shumë për këtë

Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga Lëvizja Besa te VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqipMaqedoni · 3 ditë më parëPortreti i Adem Jasharit vendoset pranë atij të Ibrahim Rugovës në Presidencë, s’mungon as flamuri i UÇK-sëLajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme