Trendy

Aksident në Tetovë: Arrestohet shoferi pa patentë shoferi dhe në gjendje të dehur

Para 2 orë

Më datë 11.07.2026 në ora 14:05, në rrugën “Video Smilevski-Bato” në Tetovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis dy automjeteve të udhëtarëve, me ç’rast është shkaktuar dëm material. Pas aksidentit, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll mbi automjetin dhe shoferin e automjetit të udhëtarëve “Porsche” me targa të Tetovës.

​Me këtë rast është konstatuar se automjeti drejtohej nga R.I. (27) nga fshati Trebosh, i cili nuk posedonte patentë shoferi, gjegjësisht e drejtonte mjetin pa pasur provim të dhënë për shofer. Për më tepër, ndaj personit është kryer alkotestimi me ç’rast është konstatuar prania e 1.60 promilëve alkool në gjak. Shoferi është privuar nga liria në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti është konfiskuar përkohësisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Trending