Me datë 13.11.2024 në ora 01:15, në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum, në afërsi të vendbanimit të Ohrit “Eleshec”, vetura “Peugeot” me targa të Ohrit, e drejtuar nga D.C.(18) nga Ohri, ka dalë nga rruga.
D.C. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës mjekësore, ndërsa pasagjeri 16 vjeçar nga Ohri është transportuar në spitalin “Shën Erazmo”, ku është konstatuar me lëndime të rënda.
Prokurori publik, eksperti mjeko-ligjor dhe ekipet policore kanë kontrolluar vendin e aksidentit. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Më shumë për këtë
Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksidentMaqedoni · 3 ditë më parë
Gostivar: 60-vjeçari arrestohet për trafikim njerëzish, detyronte nënën 80-vjeçare të lypteMaqedoni · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











