Trendy

Azizi me ministrat e rinj: Ne jemi shqiptarë dhe punojmë për interesin e shqiptarëve

Para 8 sekonda

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar pas votimit në Kuvend të ministrave të rinj të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke i uruar ata për detyrën e re dhe duke theksuar se VLEN do të vazhdojë të punojë në interes të shqiptarëve, përcjell tetova1

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi ka komentuar edhe kritikat e kundërshtarëve politikë, duke theksuar se etiketimet nuk e ndryshojnë misionin e tyre politik.

Postimi i plotë:

“Disa na quajtën UÇK e ‘neo-ballistë’. Të tjerë, sepse nuk u pëlqen të rrinë në opozitë, na quajtën ‘vazalë’.

Por emri ynë nuk ndryshon nga etiketat e askujt. Ne jemi shqiptarë dhe punojmë për interesin e shqiptarëve.

Urime:

  • Sedat Sulejmani
  • Jeton Shasivari
  • Agon Ferati

Levica & BDI vazhdojnë me etiketime. Ne vazhdojmë me rrugëtimin e punës dhe suksesit!”, ka shkruar Azizi./tetova1.mk

Trending