Lajme

BDI: Heshtja mori fund dhe tani duhet të flitet!

March 24, 2025, 08:03

KUMTESË nga BDI
Kaluan shtatë ditë dhimbjeje, heshtjeje dhe solidariteti – ditë kur e gjithë shoqëria iu përkul kujtimit të 59 jetëve të reja që u shuan në mënyrë tragjike, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa qindra të tjerë mbetën të lënduar.
Si Bashkim Demokratik për Integrim, vendosëm të heshtim – nga respekti.
Respekt për viktimat, për familjet e tyre, për një plagë shtetërore që duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë.

Por heshtja mori fund. Dhe tani duhet të flitet.
Që në momentin e parë të tragjedisë, ndërsa zjarri ende nuk ishte shuar, ndërsa qytetarët në shok kërkonin përgjigje dhe shpresë, pamë se si krerët e pushtetit – në vend që të tregojnë dhembshuri – nisën një ndjekje politike.
Në vend të informimit, dolën me akuza.
Në vend të qetësisë, me kërcënime.
Gishtin e drejtuan te tjetri, te e kaluara, te ata që nuk janë pjesë e tyre.
Pa pritur faktet, ata aktivizuan makinën e propagandës për zhvendosjen e fajit.

U ndërtua një narativ sipas cilës licenca e dhënë vite më parë e ka fajin dhe u bë bazë për arrestimin e një ish-ministri – me pranga, kamera dhe ballina gazetash.
Edhe pse të gjithë e dinë se licencat nuk janë të përhershme, nuk vazhdojnë automatikisht, të gjithë e dinë se kanë kaluar vite që kur kanë skaduar, dhe madje edhe ajo konkrete – e falsifikuara – kishte përfunduar tre ditë para tragjedisë.

Të gjithë e dinë se objekti ishte mbyllur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike disa muaj më parë, dhe shumë shpejt më pas ishte rihapur në mënyrë të paligjshme.
Të gjithë e dinë se në objekt rregullisht kishte numër të tejkaluar vizitorësh, dhe se atë natë kishte mbi 650 persona në një hapësirë me kapacitet prej 300 vetash.
Të gjithë e dinë se objekti frekuentohej rregullisht nga të mitur, ashtu si edhe natën fatale, madje deri në orën 3 të mëngjesit.
Të gjithë e dinë se në ato mbrëmje përdorej rregullisht piroteknikë, dhe të gjithë e kishin të qartë se kjo bëhej pa leje nga policia – ashtu siç ishte përdorur piroteknika edhe natën e tragjedisë.

Dhe më e rëndësishmja – të gjitha institucionet lokale, nga policia te inspektoratet, e kishin ditur këtë, e kishin parë, por nuk kishin guxuar të reagojnë.
Të gjithë e kishin parë – por për një vit të tërë – askush nuk kishte parë asgjë.
Ne pyesim: Pse?
Pse nuk e panë me kohë dhe pse nuk e parandaluan?
Sepse ai vend nuk ishte një lokal i zakonshëm.

Ai ishte vendtakimi joformal i gjithë elitës politike, kriminale dhe të biznesit të Koçanit dhe të rajonit përreth.
Nga kryetarë komunash, deputetë dhe kryetarë degësh të partive, e deri te inspektorë, komandantë dhe funksionarë – të gjithë ishin mysafirë të rregullt, në lidhje të ngushta me pronarin dhe ekipin e tij; të gjithë e kishin të qartë se pas këtij objekti qëndronin njerëz të fuqishëm që e mbronin, dhe për këtë arsye askush nuk duhej të bëjë pyetje.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2686
Kasami: Kemi kanale komunikimi me eksponentë të ASH-së së Ziadin Selës!
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre