“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e më tepër nga integrimi në Bashkimin Europian dhe po e afrojnë shtetin në partneritet strategjik dhe varësi finansiare me Kinën dhe Rusinë”, thuhet ne reagimin e BDI-së.
“Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështimi më i madh për qeverinë me legjitimitet monoetnik.
Rikujtojmë qytetarët që partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore dhe u zotuan që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.
Gjithashtu premtuan që për tre ose gjashtë muaj do ta ndryshojnë kushtetutën, në të kundërtën do ta braktisin qeverinë.
Lexo edheBill Clinton i parashikoi të ardhmen 19 vite më parë, shoku i tij demokrat e tradhtoi në prag të zgjedhjeve: Historia e Abdul El-Sayed, muslimanit të parë në Senatin amerikanPor, ata sërish gënjyen dhe i mashtruan qytetarët.
Për 100 ditë e larguan shtetin nga Europa, e armiqësuan me Greqinë, Bulgarinë, Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa e afruan ne Serbinë, Hungarinë, Rusinë dhe Kinën.
BDI mbetet gardian i partneritet tonë euro-amerikan dhe me asnjë çmim nuk do të lejojë ndryshim të kursit perendimor të shtetit”, mbyllet reagimi i BDI-së
Më shumë për këtë
Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshimLajme · 1 javë më parë
Nga Tirana në politikën amerikane! Kush është Joe Hoxha, shqiptari që fitoi zgjedhjet e SHBA-sëShqiperi · 6 ditë më parë
Trump ka një rival të ri në horizont: 39-vjeçari që po çmend demokratët dhe po trazon politikën amerikaneLajme · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











