Maqedoni

BDI i reagon VLEN-it: Qeveritarët manipulojnë, nuk u arrestua asnjë person për djegien e flamurit shqiptar!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 1, 2024, 01:12

BDI ka reaguar pas akuzave të sotshme të zëvendëskryeministrit Arben Fetati. Partia opozitare shqiptare i konsideron akuzat të pavërteta dhe manipulimet që Qeveria antishqiptare shpalosi gjatë konferencës së saj për shtyp.

Reagimi i BDI-së

Përpjekja e kësaj qeverie për të përfshirë BDI-në në ngjarjet e lidhura me Ditën e Flamurit Shqiptar përbën jo vetëm një manipulim të papranueshëm, por edhe një përpjekje për të mbuluar dështimet dhe politikat e saj diskriminuese.

Deklarojmë qartë dhe pa asnjë dyshim: BDI nuk ka asnjë lidhje me organizimin e këtyre incidenteve. Çdo deklaratë apo akuzë që pretendon të kundërtën është e pabazë, shpifëse dhe dashakeqe. Qeveria antishqiptare, përmes këtyre deklaratave, po manipulon opinionin publik, duke u përpjekur të shmangë vëmendjen nga e vërteta – fakti që policia ka arrestuar 17 qytetarë shqiptarë për incidentet me flamurin shtetëror, ndërkohë që nuk ka ndaluar asnjë person për djegien e flamurit shqiptar.
Kjo strategji e qeverisë antishqiptare është një përpjekje e qartë për të shmangur përgjegjësinë e saj dhe për të krijuar ndasi etnike. Veprimet e saj jo vetëm që janë të rrezikshme, por edhe minojnë harmoninë dhe stabilitetin në vend.
BDI nuk do të lejojë të jetë objekt i manipulimeve dhe shpifjeve politike. Njoftojmë se do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë për të kundërshtuar këto akuza të pabaza dhe për të kërkuar përgjegjësi nga të gjithë ata që janë të përfshirë në përhapjen e këtyre dezinformatave.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje qeverisë antishqiptare dhe institucioneve të saj që të ndalojnë menjëherë këtë retorikë të rrezikshme dhe të përqendrohen në trajtimin e situatës në mënyrë të drejtë, profesionale dhe të paanshme.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë për të gjithë. Manipulimet dhe shpifjet nuk do të na ndalin në këtë rrugë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike