Maqedoni

BDI: Skadimi i afatit për ndryshimet kushtetuese është një moment kritik

Autori

Autori

Portali Tetova

September 26, 2024, 01:09

BDI në një komunikatë për media, ka rikonfirmuar përkushtimin e tyre të palëkundur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre ka ardhur koha për të përmbushur premtimet e bëra ndaj qytetarëve, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë mbështetur rrugën Euro-Atlantike të vendit.

“Zhvillimet e fundit, përfshirë edhe fillimin e afërt të negociatave me BE-në për Shqipërinë, tregojnë se dritarja për veprime vendimtare po ngushtohet. Skadimi i afatit për ndryshimet kushtetuese është një moment kritik. Nuk ka më vend për vonesa, justifikime apo manipulime që do të pengojnë të pashmangshmen. Ndryshimet kushtetuese nuk janë thjesht një detyrim ligjor; ato janë një detyrim moral dhe strategjik që siguron që vendi ynë të mbetet në rrugën e integrimit evropian.
BDI gjithmonë ka qenë garantuese e këtij procesi, dhe ne nuk do të lejojmë që bllokadat politike të pengojnë të ardhmen e qytetarëve tanë. Koha për hezitim ka mbaruar. Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të tjerë politikë, që të veprojnë me përgjegjësi, pjekuri dhe vendosmëri në interes të qytetarëve dhe shtetit. Kjo përfshin përmbushjen e angazhimeve të përcaktuara në kornizën negociues dhe miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të nxisin hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit në BE. Është e qartë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është brenda Bashkimit Evropian. Ne duhet të sigurohemi që veprimet tona pasqyrojnë vullnetin e popullit dhe sakrificat e bëra për dekada për të siguruar një të ardhme demokratike dhe të begatë.

Narrativa e frikës dhe politikave ditore duhet rë përfundojë; tani është koha për udhëheqje dhe vizion.
BDI mbetet e vendosur në pozicionin e saj: ndryshime kushtetuese tani! Përgjegjësia jonë nuk është vetëm ndaj votuesve tanë, por ndaj gjithë vendit. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vënë interesat e Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të saj në radhë të parë dhe të veprojnë në përputhje me aspiratat evropiane që na bashkojnë të gjithëve. Afati ka kaluar, por përgjegjësia mbetet. Koha për përgjigje të qarta dhe veprime vendimtare është tani”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA