Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

BGNES akuzon Ramën për mesazhe të dyfishta ndaj Bullgarisë dhe Maqedonisë

BGNES akuzon Ramën për mesazhe të dyfishta ndaj Bullgarisë dhe Maqedonisë

Agjencia bullgare BGNEС e akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për qëndrime të ndryshme ndaj Bullgarisë dhe rolit të saj në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, varësisht nga rrethanat politike dhe publiku para të cilit deklarohet.

Në një analizë të publikuar para vizitës së paralajmëruar të Ramës në Sofje, agjencia përmbledh deklaratat e tij nga viti 2021 e deri më sot, duke vlerësuar se, nga njëra anë, ai mbështet kompromisin e vitit 2022, ndërsa nga ana tjetër kritikon Sofjen për bllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë.

BGNES rikujton se në nëntor të vitit 2021 Rama e kishte paraqitur Shqipërinë si viktimë të tërthortë të vetos bullgare, ndërsa në qershor të vitit 2022 e kishte cilësuar Bullgarinë si „turp për Evropën“. Megjithatë, ai kishte mbështetur aktivisht propozimin francez dhe kishte bërë thirrje që autoritetet maqedonase ta pranonin kompromisin.

Agjencia veçon edhe deklaratat e tij të fundit, veçanërisht atë të 22 nëntorit, kur Rama tha se e kupton shqetësimin e palës maqedonase se pas ndryshimeve kushtetuese mund të pasojnë kërkesa të reja.

Sipas BGNES, kushti për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë tashmë është pjesë e kornizës negociuese të BE-së dhe jo vetëm kërkesë bilaterale e Sofjes.

Në përfundim, agjencia pret që Rama gjatë vizitës në Sofje ta sqarojë qëndrimin e tij dhe të tregojë konsistencë në pozicionet që mban para opinionit bullgar dhe atij maqedonas.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme