Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Blerim Sejdiu: Dua ta bëj Zhelinën si Dubai

Blerim Sejdiu: Dua ta bëj Zhelinën si Dubai

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka folur për zhvillimin e komunës dhe sfidat me të cilat përballet ajo, në emisionin “Pod Go” në Telegrafi.

 

Sejdiu tha se synimi i tij është që Zhelina të shndërrohet në një nga komunat më të zhvilluara, duke theksuar rëndësinë e pozitës gjeografike dhe investimeve në infrastrukturë, përcjell Zyrtare.net

 

“Dua që të jetë komuna më e zhvilluar dhe do të jetë komuna më e zhvilluar sepse e ka pozicionin. Vetëm mundësi duhet t’i jepen”, tha Sejdiu.

Reklamë

 

Ai përmendi ndër të tjera ndërtimin e rrugëve të reja dhe investimet në infrastrukturë si pjesë të punës së komunës.

 

Në intervistë, Sejdiu foli edhe për problemin me qentë endacakë, duke e cilësuar atë si një çështje të dhimbshme dhe të vështirë për t’u zgjidhur.

 

“Realistisht është temë e dhimbshme tema e problemit me qentë endacakë. Nuk është e lehtë, sepse dikush këtu duhet t’i krijojë mekanizmat, prej nivelit qendror e më poshtë”, u shpreh ai./Zyrtare.net

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme