Bujar Osmani nga BDI thotë se Maqedonisë po i vijnë kohë të këqija dhe këtë e sheh nga veprimet e gjyqtarëve kushtetues. Ai tha se BDI do të kthehet në Gjykatën Kushtetuese sa herë që të ketë seancë për Ligjin për Gjuhët. Sipas tij, po hapen tema që konsideroheshin të mbyllura, informon “tetova1”.
“Mesazhi i tre gjyqtarëve që nuk shkuan ishte sinjal i mjaftueshëm për të ndërprerë menjëherë seancën. Takimet e tilla të grupeve një etnike ishin shenjë e kohëve të këqija në shtetet multietnike. “Në emër të popullit shqiptar refuzojmë çdo vendim që nënkupton vazhdimin e procesit të shfuqizimit të Ligjit për Gjuhët”, tha Osmani.
Për të dhe BDI është e pranueshme refuzimi i të gjitha iniciativave dhe mbyllja e kësaj çështje.
“Organizimi i seancave përgatitore është vazhdimësi e shfuqizimit të Ligjit për Gjuhët”. Mesazhi është që ne vazhdojmë të ruajmë gjuhën, njoftojmë se sa herë që të caktohet një seancë, njerëzit do të jenë këtu. Kjo nuk është vetëm kauzë për gjuhën shqipe, por për mbrojtjen e Maqedonisë multietnike evropiane”, shtoi Osmani.
Më shumë për këtë
A e ndihmoi VLEN Arkin Jahijin? Ja si përgjigjet Bujar OsmaniMaqedoni · 7 ditë më parë
Imeri Stafai i kundërpërgjigjet Bujar Osmanit: VLEN-i orienton investimet drejt Kosovës dhe Shqipërisë, jo SerbisëMaqedoni · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











