Maqedoni

Çair, banorët kërkojnë të kthehen në banesa / Ganiu: Rikthimi pas raportit final

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

October 7, 2024, 09:10

Banorët e ndërtesës, bodrumi i së cilës u përfshi nga zjarri në Çair të Shkupit edhe sot ishin para hyrjes së ndërtesës duke pritur përgjigje se kur do të mund të futen në banesat e tyre. Banorët i takoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“A ka mundësi nga ju, që të marrim së paku diçka se kemi mbete pa asgjë, as çelësat e veturës si kam, unë jam me stenda të vendosura dhe duhet të bej terapitë nuk mund t’i bëj”, u shpreh një qytetar.

Sipas Ganiut është dhënë leja paraprake që banorët e kësaj ndërtesë të marrin sendet me vlerë të cilat u kanë ngelur brenda, ndërsa për tu rikthyer plotësisht nëpër banesat e tyre pritet raporti final.

“Dje edhe pardje kanë dalë ekipet e ekspertëve nga instituti sizmologjik dhe kanë konstatuar dhe kanë dhënë leje që të mundet banorët të marrin sendet e vlefshme apo dokumentet nën përcjellje të policisë dhe gjithashtu na duhen të marrim informata për në të ardhmen sepse deri tani kemi vetëm një raport preliminar që e ka bërë një institut ndërsa duhet ekspertiza tjetër nga MPB-ja, të vjen forenzika me ekipet e tyre për të identifikuar shkakun se perse ka ardhur deri te kjo dhe pastaj presim nga të gjitha institucionet që të bashkohen dhe të dalin me raport final. Kur do të mundet që banoret të kthehen në banesat e tyre? Çdoherë unë thirrem në atë që dëgjoj nga ata ekspertë dhe nëse del sot forenzika për tre apo katër ditë do të kemi një raport final”, deklaroi Visar Ganiu – Kryetar i Komunës së Çairit.

Në këtë ndërtesë jetojnë rreth 600 banorë, ndërsa pas shpërthimit të zjarrit në bodrumin e ndërtesës, banorët u evakuuan me ndihmën e zjarrfikësve dhe tani janë vendosur neper shtëpitë e familjarëve të tyre por edhe neper hotele. Nga zjarri që kaploi bodrumin e kësaj ndërtese disa banorë u asfiksuan nga tymi dhe përfunduan në spital në mesin e tyre kishte edhe një zjarrfikës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4396
“Drejtoria e Doganave në Maqedoni ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme”
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Urojmë fitoren e madhe të Kurtit në zgjedhje
IMG_4379
Haradinaj i përgjigjet Kurtit për ofendimin: Epiteti hajvan i shkoj atij, tregoi vica gjatë fushatës
IMG_4378
MPS: Shkelje në Komunë të Vrapçishtit, keqpërdoret makina e Çerdhes
IMG_4361
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe
IMG_4357
Eman Rrahmani: Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, vazhdojmë pa u ndalur në mbrojtje të kauzës për Familjen!