Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Dëmtohet xhami i një makine në qendër të Tetovës, policia po heton rrethanat

Dëmtohet xhami i një makine në qendër të Tetovës, policia po heton rrethanat

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Tetovës, ku është dëmtuar xhami i përparmë i një veture. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë, të cilat kanë kryer hetimet dhe ekspertizën fillestare.

Shoferi i makinës ka deklaruar se nuk ka dijeni se si ka ndodhur ngjarja dhe nga ka ardhur goditja që ka shkaktuar dëmtimin e xhamit. Nga pamjet e siguruara vërehet një dëmtim rrethor, ndërsa rreth shkakut të tij ekzistojnë dyshime të ndryshme.

Disa nga dyshimet e para janë se dëmtimi mund të jetë shkaktuar nga një predhë apo nga një mjet tjetër i fortë, megjithatë deri në këtë moment nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet kompetente. Pritet që ekspertiza dhe hetimet policore të përcaktojnë saktësisht natyrën e dëmtimit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme