Lajme

Digjet vetura e Prokurorit Xhelal Bajrami, BDI me komunikatë të jashtëzakonshme!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 2, 2024, 08:12

BDI ka reaguar përmes një kumtese ku dënon ashpër djegien e veturës së Prokurorit Xhelal Bajrami dhe djegien e zyrës së Këshilltarit të BDI-së në Kumanovë mbrëmë në orët e vona, ku kërkon ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.

“Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të shqiptarëve u dogjën, janë dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike që kjo qeveri jolegjitime ka krijuar. Kjo nuk është më vetëm papërgjegjshmëri apo dështim – kjo është një krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë.

Kur qeveria nuk arrin të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj dhe kur institucionet heshtin përpara veprimeve të tilla të urrejtjes, mesazhi që dërgohet është i qartë: shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit. Kjo qasje nuk është vetëm diskriminuese, por edhe thellësisht destabilizuese për të gjithë shoqërinë.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga faktori ndërkombëtar. Qartë është bërë e ditur se nga kjo qeveri e verbuar dhe e njëanshme nuk mund të presim as drejtësi dhe as përgjegjësi. Vetëm një presion ndërkombëtar mund të ndalojë këtë spirale të rrezikshme të dhunës dhe urrejtjes, e cila po kërcënon paqen dhe stabilitetin në vend.

Ne kërkojmë që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë. Çdo ditë vonesë është një ftesë për ata që përhapin urrejtje për të vazhduar me aktet e tyre të turpshme. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë më të heshtur përballë kësaj padrejtësie, dhe ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe mbrojtës i paqes dhe stabilitetit në këtë vend. Por qartazi, kjo luftë për drejtësi dhe barazi nuk mund të vazhdojë vetëm. Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë tani, para se kjo urrejtje të marrë përmasa edhe më të rrezikshmeNgjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të shqiptarëve u dogjën, janë dëshmi e hidhur e frymës së urrejtjes dhe ndasive ndëretnike. Kjo nuk është më vetëm papërgjegjshmëri apo dështim – kjo është një krizë e rrezikshme që po përkeqësohet çdo ditë.

Kur institucionet nuk mund të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj dhe kur ato heshtin përpara veprimeve të tilla të urrejtjes, mesazhi që dërgohet është i qartë: shqiptarët në këtë vend janë të lënë në mëshirën e fatit. Kjo qasje nuk është vetëm diskriminuese, por edhe thellësisht destabilizuese për të gjithë shoqërinë.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga faktori ndërkombëtar. Vetëm një presion ndërkombëtar mund të ndalojë këtë spirale të rrezikshme të dhunës dhe urrejtjes, e cila po kërcënon paqen dhe stabilitetin në vend.

Ne kërkojmë që këto sulme të hetohen menjëherë dhe autorët të sillen para drejtësisë. Çdo ditë vonesë është një ftesë për ata që përhapin urrejtje për të vazhduar me aktet e tyre të turpshme. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë më të heshtur përballë kësaj padrejtësie, dhe ne do të përdorim çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe mbrojtës i paqes dhe stabilitetit në këtë vend. Por qartazi, kjo luftë për drejtësi dhe barazi nuk mund të vazhdojë vetëm. Faktori ndërkombëtar duhet të reagojë tani, para se kjo urrejtje të marrë përmasa edhe më të rrezikshme” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_1439
Lëvizja BESA konsolidoi degën në Dibër
IMG_1433
Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni
IMG_1430
Vidhen byrekë dhe para nga një byrektore – policia është në kërkim të hajdutit
IMG_1424
Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
IMG_3029
Në Bellovisht të Gostivarit 43-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_1412
OBSH: Synohet hyrja e 500-600 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza kur armëpushimi të hyjë në fuqi