Maqedoni

Durmishi: 2000 denarë rritje të pagës minimale nga marsi i vitit të ardhshëm

Autori

Autori

Portali Tetova

November 27, 2024, 12:11

Deri në fund të javës së ardhshme do të shpallet shporta e Vitit të Ri, e cila do të përfshijë rreth 600 produkte. Këtë e bëri të ditur Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, i cili njoftoi se kjo shportë e Vitit të Ri, ashtu si ajo e vjeshtës, do të zgjasë një muaj.

BESAR DURMISHI- MINISTËR I EKONOMISË

”Gjatë gjithë kohës jemi në kontakt me dhomat e tregtisë, sindikatat, tregtarët dhe prodhuesit. Ju do të njoftoheni javën e ardhshme. Përgatitja për shportën e Vitit të Ri është drejt fundit, janë planifikuar më shumë se 600 produkte që do të mbulohen nga kjo masë, por më shumë detaje do t’ju japim javën e ardhshme sepse planifikohet të shpallet shporta diku të enjten ose të premten”.

Për sa i përket rritjes së pages minimale, rritje kjo e cila ishte kërkes edhe nga sindikatat dhe LSDM-ja Durmishi bëri të ditur se në javën e parë të dhjetorit do të mbahet Këshilli Ekonomiko Social, në të cilin, siç njofton ai, do të diskutohet për rritjen e pagës minimale.

“Në muajin mars, sipas ligjit do të bëhen përllogaritjet dhe do të shihet se sa do të jetë paga minimale. Fondet janë parashikuar në buxhet për rritjen e pagës minimale, por do të shohim se sa do të jetë në janar dhe shkurt” – tha Durmishi.

Por për një rritje e tillë, sipas kryetarit të Sindikatës së Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, nuk mjafton për mbijetesë, sepse rreth 35.000 punëtorët marrin një pagë minimale ose më të ulët se paga minimale.

“Nëse e dini se paga minimale në Mal të Zi nga 600 është deri në 800 euro, nëse e dini se paga minimale në Bosnje dhe Hercegovinë nga 1 janari do të jetë 600 euro, nëse e dini se në Serbi është 544 euro dhe mendoj se Paga minimale e sindikatës është 62.000 denarë dhe kjotregon se pagat duhet të rriten.Ne jemi duke diskutuar këtë çështje në lidhje me masat e qeverisë për kufizimin e marzheve dhe mendoj se në seancën e ardhshme do të paraqesim argumentet tona që duhet t’i bindim për nevojën e rritjes së të gjitha pagave, përfshirë edhe pagën minimale” – tha Trendafilov.

Ministri I Ekonomisë njoftoi se janë planifikuar mjete për rritjen e pagës minimale për rreth 2.000 denarë, që është në përputhje me zgjidhjen ligjore sipas së cilës në muajin mars paga minimale do të rritej për 1.600 deri në 1.800 denarë.Ndryshe, disa ditë më parë Kuvendi nuk i dha dritë jeshile propozim-ligjit të LSDM-së për rritjen e pagës minimale dhe uljen e TVSH-së nga 5% në 0 për produktet bazë ushqimore, që sipas Social Demokratëve do të ndikonte në mënyrë direkte në përmirësimin e jetës dhe standardit të qytetarëve.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë

Më shumë nga kategoria

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
"A Single Numaralı Kumarhane Masalbe
Güvenilir Ve Kaliteli Casino Gamble Siteleri: Türkiye'nin Sobre İyiler
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
Бонусы В Покердом + Промокоды На Ноябрь 2024 Бездепозитные Рабочие Бонус Коды, Актуальные Акции На Сегодня
Grubi-Mehmetaj
Mehmetaj: Ali Ahmeti duhet ta largojë Grubin menjëherë nga partia
IMG_6745
Gjuha shqipe në Kushtetuese, reagon artisti Ilir Shaqiri: Veç një germë hasmi me m’prek, n’këmbë i çoj shqiptarët krejt!