Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar se Ministria ka hapur thirrje të reja publike për mbështetjen e industrisë përpunuese, për të cilat janë siguruar gjithsej 7 milionë denarë.
Gjatë një brifingu me gazetarët, Durmishi bëri të ditur se 5 milionë denarë janë dedikuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive dhe universiteteve. Mbështetja përfshin projekte në kërkim, zhvillim dhe inovacion, transferim të njohurive dhe teknologjive, transformim të gjelbër e digjital, si dhe ekonomi qarkulluese.
Ndërkaq, 2 milionë denarë të tjera janë paraparë për mbështetjen e kompanive në zbatimin dhe certifikimin e standardeve, dokumenteve të standardizimit dhe raporteve, përfshirë praktikat ESG dhe ESRS.
Për të dyja thirrjet, Ministria ofron mbështetje deri në 70 për qind të shpenzimeve të dëshmuara. Për thirrjen e parë, mbështetja mund të arrijë deri në 500 mijë denarë për aplikues, ndërsa për thirrjen e dytë deri në 200 mijë denarë.
Lexo edheUdhëheqësi i një firme për kontrolle teknike në Tetovë i dyshuar për përvetësim të 41,5 milionë denarëve në mënyrë antiligjoreAfati i fundit për aplikim është 15 shtatori 2026.
Në brifing, ministri Durmishi foli edhe për tema të tjera aktuale ekonomike, përfshirë masat për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe sigurimin e çmimeve më të favorshme, „Shportën e shkollës“, Agjendën e Reformave të BE-së, pagën minimale dhe zhvillimet në tregun e punës.
Durmishi theksoi se dialogu i hapur me mediat dhe publikun do të vazhdojë, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të informohen në kohë për politikat, masat dhe mundësitë konkrete të mbështetjes që ofron Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
Më shumë për këtë
Durmishi: Vlerësimi pozitiv i Komisionit Evropian, dëshmi e progresit në politikat ekonomikeMaqedoni · 2 ditë më parë
Mbi 70 mijë subjekte afariste kanë realizuar qarkullim prej 226 478 milionë denarë në vitin 2025Maqedoni · 1 javë më parë
Projektet e kulturës 2027: Vazhdohet afati i aplikimit deri më 6 nëntorMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












